NBA e prekur nga koronavirusi, Lakers stërvitje nëpërmjet rrjeteve sociale

09/04/2020 - 16:45

Lojtarët e Los Angeles Lakers janë në komunikim të vazhdueshëm përmes internetit, që kur pandemia e Koronavirusit i detyroi skuadrat e NBA-së të ndërprisnin sezonin dhe të praktikonin distancën sociale.

Lakers ishin në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Rekordi i tyre prej 49 fitoresh dhe 13 humbjesh u siguroi një biletë për të marrë pjesë në play off. Kalifornianët u detyruan të karantinoheshin për 14 ditë pasi dy lojtarë rezultuan pozitivë me koronavirus.

Ata vazhdojnë të ruajnë distancimin shoqëror, por nuk e kanë ndërprerë stërvitjen, duke komunikuar përmes rrjeteve sociale me stafin dhe njëri-tjetrin.Rob Pelinka, menaxher i përgjithshëm i ekipit, tha: 

“Ne punojmë shumë në aspektin fizik, që lojtarët të ruajnë formën. Trajnimet kryhen nga një aplikacion digjital që lejon të jemi në kontakt në kohë reale. Sporti ka fuqinë për të ndryshuar botën”.

Ai beson se rifillimi i sezonit të NBA mund t’i mbajë të gjithë së bashku, pasi të kalojë kriza e Koronavirusit. Pelinka shtoi gjithashtu se është herët për të caktuar një datë për rikthimin mbi parket apo për grumbullimin e të gjitha skuadrave në një vend, sikurse është propozuar së fundmi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një protestë e ashpër në përfundim të ndeshjes ndaj Beneventos i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit spanjoll të Juventusit Alvaro Morata, pa

Një futbollist është regjistruar duke goditur arbitrin me shkelm në stil "kung-fu" pas tensioneve dramatike në fund të një ndeshjeje të r

Myrto Uzunit i është dashur pak kohë që të tërheqë vëmendjen e opinionit sportiv botëror me golat dhe lojën e tij me fanellën e Ferencvar

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha është paraqitur në spital për shkak të infektimit me Covid-19.

Mbiemri Schumecher do të rikthehet në garat e Formulës 1 sezonin e ardhshëm, pasi këtë herë do të jetë Mick Schumacher, djali i legjendar

Tenisti spanjoll, Enrike Lopez Perez është përjashtuar për 8 vite nga garat pasi rezultoi fajtor në përfshirjen e skemës së trukimit të n

Te Gjermania ka shpresa që situata mund të përmirësohet përpara kampionatit europian të vitit të ardhshëm.

Barcelona ka në listën e dëshirave të transferimit të muajin janar futbollistin shqiptar të Arsenalit Shkodran Mustafi.

COVID-19 prek edhe Formula 1. Sëfundmi ka rezultuar pozitiv me koronavirus Lewis Hamilton.