Tri herë kampioni i botës i Formula 1 Niki Lauda ka vdekur sot në moshën 70-vjeçare.

Legjendari austriak, një nga figurat më të njohura në gara motorike, mori titullin për Ferrarin në 1975-n dhe 1977-n dhe McLaren në 1984-n, shkruan BBC.

Për shumë njerëz, ai mbahet mend për shërimin e tij të shpejtë dhe kthimin në gara pasi u dogj në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në 1976-n.

Lauda, i cili iu nënshtrua transplantit të mushkërive në gusht, “vdiq në mënyrë paqësore” të hënën, tha familja e tij.