Është ndarë nga jeta në ditën e sotme në moshën 87-vjeçarë legjenda e boksit shqiptar, Theodhor (Todi) Janku.

Ish-boksieri i famshëm i 17 Nëntorit, i cili njihet në botën e sportit me nofkën “Grushti i hekurt”, ndërroi jetë për shkaqe natyrale.

Ai pati një karrierë mbresëlënëse në këtë sport duke arritur kulmin e tij në vitet ’50-’60.

Në atë kohë ai arriti të shpallej kampion i vendit për 12 vjet radhazi.

Për arritjet e tij në boks, Janku është vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtër i Merituar i Sportit”.

Stafi i Durreslajm shpreh ngushëllime për familjen dhe të afërmit e ish-boksierit të njohur.