Nderi i Atletikës

09/07/2012 - 00:00

Nderi i atletikës shqiptare. Nga e majta: Eduart Salillari, Marinda Preka dhe Eqerem Bylykbashi.
<p>Nderi i atletikës shqiptare. Nga e majta: Eduart Salillari, Marinda Preka dhe Eqerem Bylykbashi.</p>

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet përfaqësuesit të saj Dritan Babamusta, ishte e ndjeshme për ta kthyer këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar për moshat edhe si testim për sistemin e komunikimit me kufje ndërmjet gjyqtarëve. Durrësit i takoi të inventarizojë në historinë e futbollit shqiptar, këtë mënyrë komunikimi, konform praktikave të njohura ndërkombëtare të evenimenteve më të rëndësishme europiane dhe botërore. Gjyqtarët e kategorisë ndërkombëtare Bardhyl Pashaj, Enea Jorgji, Emiliano Biçaku dhe Enio Cjapi, që janë përcaktuar nga UEFA të gjykojnë këtë javë ndeshje për turet e para në Europa League, drejtuan disa ndeshje të moshave dhe komunikonin me njëri tjetrin me sistemin e kufjeve. Kjo risi shtoi edhe më tej interesimin tek të pranishmit, duke nxitur më shumë nivelin dhe cilësinë e drejtimit të gjykimit të takimeve ndërmjet ekipeve konkuruese.


Europa League

Teuta – Metalurg Rustovi 0-3

Një humbje e papritur e Teutës, me ekipin modest gjeorgjian Metalurg Rustov. U duk se loja do të përfundonte me rrjeta të paprekura, por në 13 minutat e fundit rezultati i deriatëhershëm 0-0 u transformua menjëherë në një humbje dramatike për djemtë e Likës. Gjeorgjianët, në sajë të freskisë fizike, veprimeve racionale me topin, si dhe duke shfrytëzuar pasigurinë e mbrojtjes vendase arrijnë të shënojnë 3 gola, në minutat 77’, 84’ dhe 92’(p). Me këtë rezultat duket se aventura durrsake në Europa League është e përfunduar. Ndeshja e kthimit zhvillohet në kryeqytetin e Gjeorgjisë Tbilisi me 12 korrik. Teuta kaloi një fazë përgatitore në Bullgari, duke zhvilluar edhe 3 ndeshje miqësore. Fiton me Lokomotiva Plovdiv 3-1 dhe humbet 5-1 me ekipin serb të Jagodinës. Miqësorja e tretë me Dinamon e Moskës në nivele të formacioneve të dyta, përfundon 1-0 për miqtë nga Durrësi. Në mbrëmjen e 5 korrikut në “Niko Dovana”, Teuta prezantoi këtë përbërje: Rizvani, Sheta, Da Silva, Jakupi, Osmani (Bakiasi 70’), A. Hoxha, Nika, Dosti (Eminhaziri 72’), Deliallisi, Veliaj, Mancaku (Pajaziti 63’). Trajner: Hasan Lika. Ndeshja u drejtua nga një treshe nga Irlanda, me gjyqtar kryesor Padraig Sutton dhe ndihmesa të tij  Kenneth Hennessy dhe Dermot Broughton.



Not

Teuta, në vend të dytë

Në datat 3-4 korrik, në Tiranë u zhvillua Kupa e Shqipërisë në not. Duke qenë se është veprimtaria e parë e vitit dhe notarët ende nuk e kanë fituar optimalen e përgatitjes, rezultatet duhen parë me rezerva. Sipas trajnerit Agron Ismailati notarët durrsakë treguan aftësitë e tyre dhe njëkohësisht dëshmuan se në veprimtaritë e rradhës, do të rikthehen tek titujt e kampionit dhe rekordeve kombëtare. Figurën më të mirë e bëri notari 16 vjeçar Igert Masha, i cili doli i pari në garën e 200 metrave stil shpinë me kohën 2’26”56. “Me mbushjen e pishinës,- shprehet tekniku Ismailati,- e cila është e gjatë 50 metra na krijohen mundësi konkrete për të përmirësuar ndjeshëm rezultatet personale të çdo notari”. Në përfundim të Kupës, vendin e parë për femra e meritoi ekipi Uillson, ndërsa për meshkuj Tirana Delfina Sport. Ekipet e Teutës u klasifikuan në vendin e dytë. Sipas kalendarit me 25 korrik zhvillohet kampionati i fëmijëve dhe me 29 gusht kampionatet kombëtare të të rinjve dhe të të rriturve.



Nderi i Atletikës

Në kampionatin e fundit kombëtar të Atletikës, FSHA-ja nderoi disa figura qendrore të atletikës shqiptare. Ndër to janë edhe përfaqësues të atletikës durrsake. Bëhet fjalë për kampionë të spikatur në vite, por edhe për trajnerë që kanë nxjerrë sportistë të dalluar. Dhe cilët janë ata? Marinda Preka, që komandoi garat e gjysmë thellësisë në periudhën 1974 e deri në vitin 1982, Eduart Salillari kampion në garën e 400 dhe 800 metrave dhe trajneri i spikatur Eqerem Bylykbashi, që në sajë të profesionalizmit të tij ka nxjerrë mjaft atletë të njohur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta u ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të sfidës së të shtunës që do të zhvillojë në Korçë me Skënderbeun.

Ka mbetur vetëm të njoftohet data e inaugurimit të Stadiumit “Al Bayt” në Katar, një nga vendet që do të mirëpresë ndeshjet e “Botërorit

Irani merr vendimin historik për lejimin femrave në stadium për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

Teuta luan një ndeshje delikate, pasi do të ndehet me Skënderbeun në qytetin  Korçës, ditën e shtunë në orën 16:00.

Një ish-futbollist holandez është ekzekutuar në një atentat në Amsterdam.

Në Madrid ndaj Atletikos mbrëmjen e djeshme, sigurisht që nuk ishte një ndeshje e lehtë për Juventusin.“Zonja e Vjetër” po fitonte me dy