Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare ish-futbollisti i njohur dhe trajneri kroat, Zlatko Kranjçar. Kranjçar i cili gjatë viteve 1973-1983 është aktivizuar me Dinamon e Zagrebit dhe nga viti 1983-1990 me fanellën e Rapidit të Vienës ka ndërruar jetë në spitalin “Klinik Merkur” në Zagreb si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Kranjçar gjithashtu është aktivizuar edhe me kombëtaren e Jugosllavisë dhe më pas dhe me atë kroate, ndërsa si trajner ai ka stërvitur skuadra si Dinamo Zagreb, Rijeka, Al-Ahli dhe kombëtaren U-23 të Iranit.