Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare një nga boksierët më të mirë shqiptarë, Ahmet Golemi. Lajmin e hidhur e dha mëngjesin e sotëm i biri përmes rrjeteve sociale.

Ai është shpallur 5 herë kampion i peshës së tij në vendin tonë. Golemi do mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë në boks derisa regjimi i asaj kohe e ndaloi si sport, por edhe për dënimin e paprecedentë të bërë në kohën e komunizmit për agjitacion dhe propagandë.

Pas viteve 90′ ai kujtohet për komentimin e ndeshjeve të boksit dhe zërin e tij kumbues, duke qenë padyshim komentatori më i mirë i boksit në vend merituar çmimin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti.