Trajneri i Teutës, Edi Martini është shfaqur shumë i lumtur për fitoren ndaj Laçit, duke dhënë se skuadra e tij ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Pas ndeshjes për mikrofonat e “Supserport”, Martini ka thënë se çelësi i suksesit për fitoren, ishte autoritetit i lojtarëve.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Ndoshta më e mira e sezonit. E kam thënë edhe më parë, që ekipi kur ka ndeshje më të vështira, bëjnë më mirë. I përgëzoj djemtë, pasi ishin shumë mirë dhe bënë një ndeshje të madhe.

Ndryshimi? Në pjesën e dytë, folëm që të luanim në tokë topin. Djemtë ishin të qetë. Qarkulluam topin, duke mos e lënë Laçin të na rrezikonte. Sigurisht që mund të bënim edhe më mirë, por të gëzohemi me këtë tani.

Për të arritur diçka, është që ta ruash atë që ke arritur me mund. Tani është puna më e vështirë, pasi kampionati është drejt fundit. Pikët nuk janë të lehtë në asnjë fushë. Kemi dy ndeshje të rëndësishme si në Korçë dhe në Fier.

Mazrekaj? Ne e kishim studiuar kundërshtarin,. Pika më e fortë e ekipit sot ishte autoriteti i lojtarëve në fushë. Sot të gjithë e ndihmuan njëri-tjetrin. Laçi ka një ekip shumë të mirë dhe cilësor, nëse ua bllokon pikat kyçe bën mirë. Çelësi i suksesit sot ishte autoriteti i lojtarëve, që nuk u dorëzuan asnjëherë. Ndeshjet më të rëndësishme janë me Apoloninë dhe Skënderbeun. Nëse bëjmë gabime me këto dy ekipe, atëherë është për fajin tonë.”, tha Martini.