Një episod i rëndë ndodhi në sfidën e Europa League Strum Graz – AEK Lanarca 0-2, në raundin e tretë të kompeticionit.Në minutn e 77-të, ndërsa miqtë nga Qipro kishin shënuar dy gola, një objekt ka goditur gjyqtarin anësor, i cili mbeti i shtrirë  në tokë i mbuluar në gjak. Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe, pasi anësori ndihmë e nevojshme, loja rinisi.

Klubi vendas e ka dënuar ngjarjen, duke e konsideruar “një sjellje të papranueshme të një tifozi, një gjest që i bën keq futbollit dhe reputacionit të ekipit”. Drejtuesit e Sturm Graz kanë deklaruar se tifozi që hodhi shishen drejt gjyqtarit anësor është identifikuar dhe ndaj tij do të merren masa të ashpra. Për këtë ngjarja klubi organizator pritet të ndëshkohet edhe nga UEFA.