Në Portugali zbulojnë të ardhmen e Ronaldos, sakrifikon për t’u bashkuar me klubin e madh

09/05/2021 - 17:08

Kristiano Ronaldo nuk është aspak i lumtur te Juventusi, sidomos pas sezonit jo të mirë që bardhezinjtë po kalojnë. Portugezi kaloi te “Zonja e Vjetër” me synimin për të fituar edhe këtu Ligën e Kampioneve, por jo vetëm që nuk e ka fituar, por këtë sezon rrezikojnë seriozisht edhe pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

Në këtë situatë, portugezi nuk po duron më dhe po mendon seriozisht largimin. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, futbollisti e ka vendosur dhe dëshiron që në verë të bashkohet me skuadrën e Mançester Juanjtid, ku ka luajtur edhe më parë. Madje thuhet se 36-vjeçari është gati të bëjë edhe një sakrificë, në mënyrë ky operacion të mbyllet.

Ronaldo ka vendosur të ulë rrogën e tij nga 30 në 20 milionë euro, për t’u bashkuar me Junajtidin. Portugezi beson se me “Djajtë e Kuq”, do të arrijë të korrë sërish suksese si në të kaluarën dhe t’i rikthehet buzëqeshja pas sezonit të vështirë që është duke kaluar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina është rikthyer të flasë për çështjen e krijimit të Super Ligës.

Ataku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kv

Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen.

Uellsi dhe Zvicra kanë ndarë pikët mes tyre në ndeshjen e parë të ditës së sotme në Euro 2020.

Në ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Christian Eriksen pësoi infarkt në fushë ç’ka trishtoi fansa të futbollit në mbarë

Italia buzëqesh, buzëqesh edhe arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pje

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m