Rusia shpartalloi 9-0 San Marinon të shtunën, një fitore e pritshme, duke ditur disnivelin mes dy ekipeve, sepse San Marino është kombëtare e përbërë nga futbollistë amatorë, që luajnë për qejf.Në portë për San Marinon ishte Elia Benedettini, i vetmi futbollist profesionist, sepse është pjesë e Novaras në Serinë C italiane.

Ndonëse pësoi 9 gola, Benedettini kreu edhe shumë pritje dhe ishte si një ndeshje Rusi-Benedettini. Paraqitja heroike e portierit preku shumë tifozë rusë, që i dërguan qindra mesazhe përgëzuese dhe mbështetëse portierit të pafat, i cili mbeti i shtangur pas ndeshjes, kur pa një mal me mesazhe në Instagram.Për këtë arsye, Benedettini u dërgoi një mesazh falënderimi gjithë tifozëve rusë.