Nejmar ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton e verës, teksa kërkonte largimin nga PSG-ja.  Pasi ka vendosur që të qëndrojë, ndoshta edhe vetëm për një sezon tjetër, Nejmar, i cili vendosi edhe ndeshjen me Strasburgun me një roveshatë, pranon bisedimet me Barcelonën, por në të njëjtën kohë edhe se është i fokusuar totalisht te PSG-ja.

“Nuk ia kam fshehur askujt se doja të largohesha, të gjithë e dinë këtë dhe po e pranoj sërish. Nuk dua të flas për detajet e bisedimeve, por mbi të gjitha nuk kam asgjë kundër PSG-së dhe tifozëve të këtij klubi. Nëse nuk ndihesh i lumtur në vendin tënd të punës është normale të kërkosh një sistemim tjetër. Kisha arsyet e mia për t’u larguar, por fatkeqësisht nuk ma lejuan. Gjithsesi, tani që jam ende këtu do të fokusohem 100 për qind që të ndihmoj PSG-në”.