Nejmar është parë të zbresë në aeroportin e Kasellës në Torino dhe tifozët e Juventusit kanë nisur të ëndërrojnë.Por ëndërrat kanë qenë vetëm për disa orë, pasi “Sport Mediaset” ka bërë me dije se braziliani është në Torino, për arsye marketingu me një markë të njohur veshjesh dhe ka takuar shokun e tij Daglas Kostën.

Të gjithë kanë menduar se braziliani ka qenë në Torino, për arsye merkatoje. Por Juventusi duke parë 37 milionë eurot që fiton lojtari, çdo gjë bëhet automatikisht e pamundur.Nejmar pritet që të vazhdojë për shumë vjet te PSG-ja, pasi bashkë me Mbapenë do të bëjnë historinë te francezët.