Nigeria ka marrë një fitore të rëndësishme duke mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën e Islandës që para pak ditësh barazoi me Argjentinën.

Kjo fitore është një “nder” i madh për Argjentinën e cila do të ketë vetë fatin në duar për çështjen e kualifikimit.

Dy golat e ndeshjes u shënuan nga sulmuesi Ahmed Musa i cili zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme.

Skenari për kualifikim:

Pas fitores së Nigerisë, Argjentina mund të kualifikohet vetëm nëse në ndeshjen e fundit mposht afrikanët dhe shpreson që Islanda mos fitojë ndaj Kroacisë.