Sulmuesi i Teutës, Darko Nikaç, pas ndeshjes me Pogradecin ishte mjaft i kënaqur me paraqitjen e tij. Ai shënoi golin e parë të takimit, duke treguar se është i vlefshëm për durrsakët. Ai foli për ndeshjen e parë miqësore.

“Goli? Çdo ditë që kalon po ambientohem mirë në skuadër. Për golin jam i lumtur, por duhet të shohim përpara, pasi ishte thjesht një ndeshje kontrolli. Ekipi ka nevojë për këto takime, pasi starti i sezonit të ri duhet të na gjejë gati. Besoj te ky grup dhe mendoj se do të shkojmë larg”, u shpreh malazezi. Nikaç luan në pozicionin e sulmuesit dhe vjen nga Mali i Zi.

Sulmuesi 28-vjeçar luante që nga janari i këtij viti me Iskran në kampionatin vendës, teksa në 17 takime ka shënuar edhe 12 gola. Nikaç pritet të ndihmojë fazën ofensive të Teutës, e cila këtë sezon lufton në 2 fronte, kampionat dhe Kupë pas eliminimit nga Europa League.