Në Korenë e Jugut kanë nisur Lojërat Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”, eventi më i rëndësishëm olimpik sportiv i këtij viti, ku marrin pjesë 92 shtete dhe rreth 6,000 sportistë.

U zhvillua ceremonia e hapjes, e cila do të mbahet mend për faktin se dy Koretë, ajo e Veriut dhe Jugut, garuan së bashku nën të njëjtin flamur.

Madje ishin dy sportiste nga dy Koretë që mbajtën së bashku flakën olimpike në stadium, në prani të 35 mijë shikuesve.

Ndaj dhe ky event është cilësuar si “Olimpiada e Paqes”.