Një gjyqtar milioner për Shqipëri-Portugali

06/09/2015 - 12:52

6 shtator 2015 - UEFA ka përcaktuar suedezin Jonas Eriksson si gjyqtarin e ndeshjes së 7 shtatorit në Elbasan Arena, ku Shqipëria do të ketë përballë Portugalinë. Konfirmimi erdhi nga faqja zyrtare e Konfederatës Europiane të Futbollit.

Eriksson nuk është një “xhaketë e zezë” si të gjithë të tjerët. Rasti i suedezit është unik, pasi bëhet fjalë për një milioner që ka pasion arbitrimin. Nëse elita e gjyqtarëve të futbollit botëror fiton deri në 95 mijë euro në vit nga profesioni që kanë, Jonas Eriksson përfiton disa herë më tepër. 41-vjeçari është shndërruar në multi-milioner, pasi shiti aksionet e një kompanie suedeze për të drejtat televizive. Kjo ndodhi tetë vjet më parë, kur nga shitja e 15 për qind të aksioneve, ai përfitoi mbi 8 milionë euro. Me një të kaluar edhe si ish-gazetar, Eriksson e praktikon profesionin si gjyqtar prej vitit 1994. Ai ishte një prej tre ortakëve që shitën aksionet e tyre në kompaninë sportive IEC. Megjithë jetën luksoze mes jahteve dhe supervilën në qytezën piktoreske të Sigtuana-s, vetëm pak kilometra larg Stockholm-it, prej 2011-ës ai i është dedikuar tërësisht profesionit si gjyqtar, duke rrëfyer se kjo është periudha më e bukur në jetë. Arbitri suedez Erkisson nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë, përkundrazi mund të cilësohet fatsjellës. Ai drejtoi sfidën e 28 marsit 2007, ku kuqezinjtë barazuan 0-0 në Sofje me Bullgarinë, në kualifikueset e Euro 2008. 

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta do të luajë nesër në 16:45 me Kastriotin, në duelin që vlen për javën e gjashtë të Superligës shqiptare.

Edi Martini, trajneri i Teutës, ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Kastriotin.

Milan vijon formën e shkëlqyer edhe në Europa League. Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje Celtic në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve duk

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmë finale në Ligën e Kombeve që do të luhen përkatësisht në datat 6 dhe 7 tetor të vitit të ardhshëm

Tifozët më të rinj të futbollit me të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: pse Diego Armando Maradona nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë?

Lionel Messi është nxitur nga djali i Diego Maradonas që të heqë dorë nga fanella e tij me numrin 10 në Barcelonë si një nderim për legje

Ky është një sezon që nuk po shkon edhe aq mirë për Real Madrid. Los Blancos, pasi triumfuan me Interin, pësuan dy humbje radhëzi.

Ylli brazilian Nejmar, ishte protagonist në një veprim që po bën xhiron e internetit.

Goli ndaj ukrainasve ishte i 750-i në karrierë për portugezin, që për herë të parë në një ndeshje zyrtare e ka dërguar topin në rrjetë më

Humbja ndaj Realit të Madridit në “San Siro” ishte edhe fundi i eksperimenteve për Antonuio Conten, që vendosi të heqë dorë nga prova për