Granit Xhaka është një hap pranë Milanit, siç raporton media zviceriane “RSI”, e cila bën me dije se lojtari është duke kërkuar shtëpi në Milano.

Milani është shumë pranë marrëveshjes me Xhakën, i cili duket me një këmbë jashtë Arsenalit. 27-vjeçari është në një “konflikt” të hapur me trajnerin dhe tifozerinë e Arsenalit, kështu që largimi do të ishte e vetmja zgjidhje.

Fakti që ai është duke kërkuar shtëpi në Milano, e përforcon edhe më shumë faktin, se Xhaka pritet të transferohet te kuqezinjtë, të cilët po kalojnë një krizë rezultatesh në këto javë në Serinë A.