Një tjetër lëvizje e bujshme mund të ndodhë në Formula 1. Pas largimit të Sebastian Fetel nga Ferrari dhe zyrtarizimin e Sainz te “kokuqja”, në media është duke qarkulluar lajmi për rikthimin e Fernando Alonsos në Formula 1, pas largimit nga McLaren në vitin 2018.

Marca raporton se Renault po tenton të kthejë kampionin e botës, aty ku shpërtheu, duke fituar 2 herë titullin në vitet 2005, 2006. Reno kërkon një pilot me eksperiencë dhe Alonso është një emër i madh dhe i lidhur me këtë skuderi.

Spanjolli nuk është opsioni i vetëm në fakt, pasi po mendojnë edhe për Sebastian Fetel.Ndërkohë sa i përket australianit Daniel Riçardo, ai do të garojë për skuadrën McLaren nga edicioni i ardhshëm, duke zënë vendin e Sainz.