Një tjetër ndeshje, një tjetër shenjë. Piontek po i “çmend” të gjithë në anën kuqezi të Milanos. Tifozët e Milanit tashmë kanë shpresa të mdha dhe shikojnë te sulmuesi atë që kishin pritur prej vitesh, një bomber që shënon në vazhdimësi.

Me golin ndaj Empolit Piontek kapi shifrën 26 këtë sezon, 18 në Seria A, dhe 8 në Kupën e Italisë, gola të ndarë mes Milanit dhe Xhenoës. Megjithatë, bomberi polak ka prekur një rekord që ishte vendosur që në 1998 nga një legjendë e Milanit, Oliver Bierof, kur në shtator-tetor të atij sezonin gjermani shënoi në të katërt paraqitjet e tij të para në Seria A.

Rreth 20 vjet më vonë, “pistolero” ndjek hapat e tij. Deri më tani për ekipin e Gatuzos 23-vjeçari regjistron 7 gola në 6 paraqitje dhe rrjeta ndaj Empolit ishte e katërta në rradhë. Takimi ndaj Sasuolos javën e ardhshme do të jetë një mundësi për ta thyer rekordin e Bierofit.