Është mbyllur në barazim pa gola sfida ndaj Teutës dhe Kukësit, e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore.

Pavarësisht tentativave të shumta, të dyja skuadrat nuk arritën ta dërgonin topin në rrjetë duke u kënaqur me 1 pikë.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas barazimit ndaj Kukësit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri shkodran u shpreh:

“Më vjen keq, e meritonim ta fitonim ndeshjen. Ishim superiorë. Kukësi vetëm 1 herë shkoi në portë që goditën shtyllën. Në këtë moment na duhen pikët dhe jo loja.

Me çdo kundërshtar bëjmë lojën tonë. Ne gjithmonë brenda apo jashtë bëjmë lojën tonë. Presojmë lartë, krijojmë raste, por edhe fati është pjesë e lojës.

Më vjen mirë për Vllazninë, por jam i fokusuar te ndeshjet e ekipit tim.

Kishim disa raste për shënim. Goditjet standarte nuk na funksionuan siç duhet. Veprimet individuale duhet t’i zgjidhnim më mirë.

Më vjen keq që nuk morëm3 pikë. Diferencat nuk janë aq të mëdha. Më vjen keq që na ikën nga duart 2 pikë. Kontrata me Teutën është deri në fund të vitit.

Janë vetëm 3 javët e parë. E rëndësishme për ne është marrja e pikëve. Nuk i kam parë statistikat, por janë 2 pikë që duhet t’i merrnim. Kemi kohë të rikuperojmë pikët. Djemtë dhanë maksimumin në fushë. Duhet të fokusohemi te ndeshjet e tjera.

Ne jemi profesionistë. Aty ku punojmë kërkojmë të japim maksimumin. Jemi të fokusuar maksimalisht për të fituar ndaj Vllaznisë”, u shpreh Martini.