Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, shpërfilli plotësisht rrezikun e pandemisë së Koronavirusit. Në një kohë kur e gjithë bota është ngujuar për të parandaluar përhapjen në masë të virusit, ai mori pjesë në një ndeshje të hokejit mbi akull në Minsk.

Në Bjellorusi janë marrë pak masa për ta luftuar koronavirusin, dhe në vend të tyre, qytetarëve u është bërë thirre ta pinë vodka dhe të shkojnë në sauna.

Sporti në përgjithësi në gjithë botën është pezulluar për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus, por jo në Bjellorusi, ku edhe futbolli u zhvillua në këtë fundjavë, madje me praninë e tifozëve në stadium.