Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin e Meksikës. Trofeu i Ligës së Europës, që sezonin e shkuar u fituar nga Mançester Junajtid u grabit nga furgoni FedeEx që po e transportonte.

Lajmi i është bërë i ditur nga autoritetet e shtetit në “Twitter”, ku tregohej se trofeu u mor në qytetin e Leonit, por u rikthye menjëherë pas.

Nuk janë dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë incident, ndërsa zyra për shtyp e prokurorit të shtetit ka postuar një fotografi të trofeut. FedEx është sponsori kryesor i Ligës së Europës dhe si ushtrim marketingu, trofeu dërgohet nëpër evente me furgon.