Nuk lejohen as farat, zbulohen masat e marra për Shqipëri-Francë

16/11/2019 - 19:23

Stadiumi i ri kombëtar, i cili nisi si “Arena Kombëtare”, por pritet që të mbajë emrin “Air Albania Stadium”, do të inaugurohet nesër me ndeshjen e fundit të eliminatoreve në Grupin H, Shqipëri-Francë. Testi i parë i këtij impianti të ri u krye para një jave, në sfidën e femrave, Vllaznia-Apolonia, por nesër është prova e së vërtetës për “Air Albania Stadium”.

Në çdo ndeshje janë disa rregulla që duhen zbatuar nga tifozët, por shtëpia e re e kuqezinjve dhe e futbollit shqiptar ka disa rregulla të reja, të papraktikuara më parë në Shqipëri. Rregulli që nuk ishte praktikuar më parë ka të bëjë me ndalimin e një vesi për shumë tifozë shqiptarë, ngrënia e farave në stadium.Në “Air Albania Stadium” farat janë të ndaluara.

Gjithashtu, tifozët nuk mund të hyjnë në stadium me jelekë fosforeshentë pa logon përkatëse. Biletat e ndeshjes do të kontrollohen përkundrejt kartës së identitetit, rregull i cili mund të zbatohet në vijim edhe për ndeshjet e kampionatit shqiptar që pritet të zhvillohen në këtë impiant, kryesisht derbi i kryeqytetit.Nëse në stadiumet e tjera është lejuar që të futen shishet e ujit pa tapë, tani lëngjet ndalohen që të futen nga porta e stadiumit, pasi ato mund të blihen në ambientet e shërbimit që ofron impianti i ri

Rregullat që duhet të dinë tifozët për nesër:

1. Do kontrollohet karta e identitetit dhe bileta. Gjithashtu do të ketë kontroll fizik të tifozëve;
2. Nuk lejohen të futen në stadium tifozë me jelekë të paloguar;
3. Nuk do të lejohen tifozët që mbajnë çanta shpine, çadra, çakmakë, aparate fotografikë apo kamera, e gjithashtu fara luledielli.
4. Uji dhe pijet e tjera nuk do të lejohen të futen nga jashtë stadiumit, pasi tifozët kanë mundësinë t’i blejnë në tribunat përkatëse, ku do të ketë shërbim katering.
5. Mjete piroteknike si flakadanë, fishekzjarrë, kapsolla apo tymuese janë rreptësisht të ndaluara.
6. Tifozëve u ndalohen edhe vuvuzelat, boritë, bilbilat dhe lazerat.
7. Flamujt dhe simbole të tjera kombëtare do të lejohen vetëm me shkopinj plastikë.
8. Janë rreptësisht të ndaluara banderolat me përmbajtje politike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasi siguroi ngjitjen në Serinë A, Benevento e Pipo Inzagit është hedhur fuqishëm në merkato.

Duket se Interi dhe Lacio janë vërtet në një “luftë” për të fituar shërbimet e Marash Kumbullës.

Pasi u shpallën kampion për herë të 30-të të Bundesligë dhe arritën akordin total me Sane, drejtuesit e Bajernit kanë nisur punën për të

Rubin Hebaj pak nga pak po kkthehet përsri në formën e tij më të mirë dhe po tregohet vendimtar me skuadrën e Teutës në kampionat.

Pasi morën vendin e tretë, në Durrës nuk kanë më në plan që ta dorëzojnë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 79 raste të reja me koronavirus në vend

Pas rikthimit nga ndërprerja si pasojë e COVID-19, futbolli nuk duket më i njëjti.

Ish-mbrojtësi i Liverpulit, Andre Uisdom, është dërguar në spital pasi u godit me thikë gjatë një sulmi dhe tentim vjedhjeje.