Nuk paguhet, Capello kërkon largimin nga Rusia

01/11/2014 - 18:40

DURRËS, 1 nëntor 2014-  Paralajmërimi ishte dhënë që në gusht nga ministri rus i Sportit, Vitaly Mutko, i cili kishte deklaruar, “Capello nuk merr pagën që para fillimit të Botërorit”. Më i pasuri i trajnerëve të përfaqësueseve me një pagë prej 8.45 milionë Eurosh në sezon, punon gratis prej 5 muajsh dhe tani po i soset durimi “Jam shumë pranë kufirit, shumë pranë,” ka deklaruar ish trajneri i Milanit, Romës, Juventusit dhe Realit, sic bëjnë të ditur mediat ruse. Në këtë mënyrë Fabio Capello i ka lëshuar një lloj ultimatum Federatës: Nëse nuk shlyhen detyrimet financiare, trajneri italian mund të vendosë që të largohet nga drejtimi i kombëtares. Pagën nuk e merr prej 5 muajsh, para se të niste aventura e dështuar në Brazil, por gjithsesi Capello ka deklaruar se shpreson që të gjendet shpejt një zgjidhje për këtë problem.

Paga e madhe e trajnerit të përfaqësueses është bërë prej kohësh objekt i polemikave dhe diskutimeve të ashpra në rusi. Pas Kupës së Botës, parlamentari i opozitës, Vladimir Zhirinovksi, shkoi deri aty sa e përkufizoi Capellon një hajdut, ndërkohë që një tjetër parlamentar kërkoi që italiani të kthente pas paratë që kishte marrë nga Federata. Capello ka përsëritur se ai nuk punon vetëm për para, por ndërkohë ekipi i drejtuar prej tij, Rusia ka fituar vetëm një nga 7 takimet e fundit që ka zhvilluar dhe madje u kritikua edhe nga ministry i sporteve. Don Fabio tani pret me padurim që t’i japin pagat e prapambetura. Kontrata e tij skadon në 2018, kur Rusia të presë Kupën e saj të parë të Botës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Liverpool ka treguar forcën e kampionit duke fituar 0-2 në Stamford Bridge ndaj Chelsea-s me dy gola të Mane.

Kampionati italian i futbollit hapi dje siparin e sezonit e ri 2020-2021.

Përveç politikës edhe sporti është futur në ngërç në Shqipëri.

Tetë futbollistë të rinj ganezë kanë humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur të shtunën.

Ekipet kosovare, të ndikuara edhe nga vështirësitë për të lëvizur jashtë rajonit tonë kanë zgjedhur kryesisht Durrësin për të zhvilluar p

Bojkoti i kampionatit nga presidentët e Kategorisë Superiore ka marrë jehonë ndërkombëtare tashmë.

Luis Suarez zbarkoi ditën e enjte në Peruxha për t’iu nënshtruar (dhe kaluar) testeve për të marrë pasaportën italiane në mënyrë që më pa

Transferimi më i ri i Romës, Marash Kumbulla e ka pranuar se ka studiuar dhe ka mësuar nga Kris Smolling sezonin e kaluar.

Nejmar ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 25 milionë euro në vit me sponsorin e ri "PUMA".

Teuta nuk e ka fshehur ambicien për të qenë pretendente për titull sezonin që vjen.