Tani që kampionatet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, pritet që të ketë edhe probleme të shumta në anën financiare për shumë ekipe. Vetëm pak ditë më parë Sioni në Zvicër i ndërpreu kontratën 8 futbollistëve, ndër ta edhe Ermir Lenjani, për shkak se nuk pranuan të ulin pagën e tyre.

Të njëjtën gjë ka menduar edhe një klub i madh si Barcelona, që do kërkojë mirëkuptimin e lojtarëve, për të ulur pagat dhe të mos kenë probleme me financat. Këtë ka bërë edhe Dinamo Zagrebi, me bordin që i ka kërkuar stafit teknik të pranojnë ulje pagash.

Mirëpo këta të fundit kanë refuzuar dhe klubi ka marrë vendimin që t’i shkarkojë të gjithë, përveç trajnerit. Mesa duket shumë ekipe do të jenë në një kolaps të madh financiar, ku pritet të sakrifikojnë edhe lojtarët më të mirë të ekipit.