Numrat e Ronaldos, që tani në historinë e Juventusit

28/09/2020 - 22:50

Ronaldo “shpëton” Pirlon dhe Juven: ky ishte thelbi i komenteve pas barazimit të bardhezinjve në fushën e Romës. Kërcimi i mrekullueshëm në rastin e golit të dytë ngjason me golin që shënoi sezonin e kaluar kundër Sampdorias në “Marassi”.Portugezi vendosi firmën e tij si golashënues për herë të tretë në dy javët e para të kampionatit. Është i vetmi me 3 gola, pas tij janë 7 futbollistë me nga dy finalizime. Janë thjesht numra, por që shpesh shpjegojnë se sa madhështor është një lojtar.

Numrat e  CR7 flasin vetë.Ronaldo ka arritur kuotën rekord prej 450 golash të shënuar në pesë ligat kryesore evropiane që nga viti 2003/2004, që shënon debutimin e tij me Manchester United. Është hera e katërt në karrierën e tij që shënon në dy ndeshjet e para të kampionatit (2009, 2001, 2014 dhe 2020). Më parë ia kishte dalë të realizonte në dy sfidat e para kur luante me Real Madridin.Se sa peshon prania e tij tek Juvja, vërtetohet nga dy të dhëna.

Që kur ka mbërritur në Torino, në fakt, fenomeni nga Funchal ka marrë pjesë aktivisht në 69 gola të Serisë A (55 gola dhe 14 asistime), të paktën 43 më shumë se çdo lojtar tjetër i Juventusit. Në pak më shumë se dy vjet, që kur zbarkoi në Itali, është lojtari që ka shënuar më shumë gola (55), 7 prej të cilëve me kokë. Dhe përsëri nuk është i kënaqur. “Nuk ishte rezultati që donim, por me shpirtin ekipor do të bëhemi më të fortë se kurrë”, – shkroi ai në Instagram pas dygolëshit ndaj Romës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Milani dhe Roma ofruam një mbrëmje emocionuese në përplasjen e fundjavës në Serinë A (3-3), por spektakli i “San Siros” u njollos në njëf

Milani nuk arriti të afronte në skuadër një qëndërmbrojtës në merkaton e verës dhe do të tentojë ta bëjë këtë në merkaton e dimrit në mën

Maurizio Sarri është shumë pranë zgjidhjes së kontratës me Juventusin.

Liga Profesioniste e futbollit e mbledhur në orën 13:00 të kësaj të enjteje, ka vendosur t’i japë fund bojkotit dhe të nisë kampionatin e

Aleksandër Pato do të rikthehet në futbollin italian për të nisur një eksperiencë të re.

Futbolli është shumë më tepër se një lojë 90 minuta teksa ia del gjithnjë të përfshijë shumë njerëz të cilët apasionohen dhe më pas e bëj

Lorenco Vila krenohet me Teutën. Sulmuesi mendon se skuadra është më shumë se gati për ta nisur sezonin dhe ëndërruar titullin.

Reali i Madridit i shpëtoi turpit në minutat e fundit ditën e djeshme në Ligën e Kampioneve, teksa arriti të barazojë 2-2 Myshengladbahun

Lajm i madh për futbollin shqiptar.Bojkotit mesa duket po i vjen fundi dhe për këtë një sinjal e ka dhënë Federata Shqiptare e Futbollit