Mesut Ozil dhe Arsenali janë gjithnjë e më të ndarë. Mesfushori gjerman mungon prej disa ndeshjesh zyrtarisht për probleme shëndetësore, por është Emery që nuk e shikon më lojtarin gjerman në skemat e tij.

Trajneri spanjoll shpreson të gjendet sa më shpejt një sistemim i ri për Ozil, në mënyrë që të bëjë një tjetër goditje në mesfushë, por paga e lartë prej 350 mijë paundësh në javë mbetet pengesë për të gjithë.

Denis Suarez nga Barcelona duket pasuesi i Ozil, por pa largimin e këtij të fundit nga “topçinjtë” nuk pritet të ketë transferime për trajnerin spanjoll.