Pështyu gjyqtarin, “burgoset” dy vjet sekretari i deputetit

12/11/2015 - 18:36

12nentor 2015 - Sopoti e paguan shtrenjtë veprimin e zyrtarit të vet, Iridon Bahiti, i cili, pas ndeshjes me Luftëtarin në Kompleksin e Pezës, hyri në fushë dhe tentoi të godiste gjyqtarin Sokol Çekaj. Nëse këtë s’e arriti dot ta bënte, sepse ndërhynë ato pak forca policore private, që ishin aty, e pështyu në fytyrë kryesorin nga Laçi. Ky rast u përcoll nga media me shqetësimin se në futbollin shqiptar u rikthye dhuna, ndërkohë që Komisioni i Disiplinës në FSHF ka zbatuar me përpikmëri rregulloret përkatëse të garës.

Ajo pështymë i ka kushtuar 2 vite (24 muaj) pezullim nga çdo aktivitet sportiv në Shqipëri zyrtarit të Sopotit, Iridon Bahiti, i cili është njëkohësisht sekretari i Deputetit socialist të zonës, Taulant Balla. Veç kësaj, Sopoti, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, e humbet ndeshjen me Luftëtarin në tavolinë, me rezultatin 3-0 (në fakt e kishte humbur në fushën e blertë, 1-0), dhe zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatorë.

Për momentin, skuadra librazhdase, e mbështetur nga deputeti i zonës, Taulant Balla, mban vendin e pestë në Grupin B të Kategorisë së Parë, me 13 pikë, 7 të tilla më pak se kryesuesi. Ky dënim i Disiplinës duket se u jep një goditje të konsiderueshme ambicieve të Sopotit për t’u ngjitur në elitë.

/portali Durreslajm/

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është koha ajo heq dyshimet dhe në rastin e Gareth Gale, i cili vazhdon të përjetojë një moment të vështirë në karrierën e tij, faji duke

Frank Lampard nga dita e sotme nuk do të jetë më trajner i Chelsea-t.

Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokyos.

Mesut Özil lë pas 8 vitesh Arsenalin për të nisur një aventurë të re dhe të parën në vendin e tij të origjinës, me Fenerbahçen në Turqi.

Trajneri i Teutës Edi Martini, i shoqëruar nga kapiteni, Renato Arapi kanë dalë sot në konferencën zyrtare për media, një ditë përpara nd

Kukesi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e vlefshme për 

Presidenti dhe 4 futbollistët e Palmas Fútbol y Regatas, anëtarë në divizionin e katërt të futbollit brazilian, vdiqën këtë të diel në nj

Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadafora është rikthyer të flasë rreth rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumit.