Stacioni i metrosë së Romës është mbyllur. Nga informacionet e para që raportohen në mediat italiane, ka pasur incidente që kanë përfshirë tifozët e CSKA Moskës në një shkallë lëvizëse.

Trenat e metrosë vazhdojnë të kalojnë pa u ndalur në stacion. Pesë tifozë rusë të Cska-së së Moskës, teksa ishin në kryeqytetin italian, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Romës të planifikuar sonte, u plagosën për shkak të rrëzimit të një shkallë lëvizëse brenda stacionit të metrosë në Romë. Incidenti ndodhi ndërsa në platformën e trenit kishte rreth 40 tifozë të tjerë dhe shumë ishin jashtë stacionit. Zjarrfikësit, policia dhe ekipet e emergjencës vepruan në vend.