Panuçi: Për të ardhmen pyesni Dukën, gabova me idenë e lojës sulmuese (VIDEO)

19/11/2018 - 18:48

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panuçi, ka folur nga Durrësi në prag të miqësores kundër Uellsit, që mund të jetë e fundit për të në stolin kuqezi. Vetë italiani e largon këtë mundësi, duke refuzuar të komentojë dhe ia lë “topin” presidentit të FSHF-së Armand Duka, ndaj është e qartë që kapet fort pas kontratës, që përfundon vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, Panuçi ka komentuar krizën aktuale dhe ka kundërsulmuar, duke kujtuar listën e gjatë të mungesave në çdo ndeshje. Për trajnerin, ideja e një Shqipërie sulmuese ishte e gabuar dhe tani e tutje duhet ndryshim edhe në koncept loje.

E ardhmja, a është kjo ndeshja e fundit në stolin e Shqipërisë për ju?

Kjo pyetje i duhet bërë Dukës, jo mua. Do punoj derisa të më thonë që nuk jam më trajner i Shqipërisë. Do të vazhdoj punën, duke kërkuar ekuilibër dhe ndryshim për mirë. Duhet të mendoj vetëm të zgjidh problemet e skuadrës, këtu ka shumë të vërteta që nuk ka asnjë interes për t’i thënë.

Si mund të dalim nga tuneli?

Siç thashë pas ndeshjes kundër Skocisë, unë jam përgjegjës absolut për këtë moment të vështirë. Kush thotë që kemi një vit e gjysmë që nuk ecim mirë, u kujtoj që e mora Shqipërinë në vendin e katërt dhe dolëm në vendin e tretë. Askujt nuk i intereson që të thotë se prej një viti që mungojnë 6-7 lojtarë në çdo ndeshje. Duke menduar se ne jemi Gjermania, Brazili, bile as Gjermania, se ajo doli e fundit në grup, imgjinoni të shkretin Lëv. Imagjinoni që 10-12 lojtarë që grumbulloj nuk luajnë as në klubin e vet, askujt nuk i ka interesuar kjo gjë. Këtu mendojnë se Shqipëria shkoi në Euro 2016 dhe duhet të kualifikohet çdo vit. Jam i bindur se Shqipëria mund të pretendojë kualifikimin në Europian, por vetëm nëse është e plotë. Duke qenë se unë jam përgjegjësi i vetëm për këtë moment të vështirë, sepse kam kërkuar të fut një ide futbolli këtë vit, sidomos për Nations League, sepse kemi pasur përballë ekipe të të njëjtit nivel, dhe duke qenë se njerëzit mendjemëdhenj nuk ndryshojnë ide, unë nuk e kam problem të pranoj që duhet të ndryshojmë, patjetër. Nuk kam kohë të punoj me skuadrën, t’i jap një kondicion fizik, nuk kam as kohë të bëj futboll të evoluar dhe duhet të bëj diçka ndryshe. Historia thotë një të vërtetë tjetër dhe duke qenë se unë nuk jam budalla, duhet të ndryshoj. Padyshim, sepse nëse vazhdojmë në këtë rrugë, i vë në vështirësi lojtarët.

Çfarë do të ndryshojmë dhe kur?

Nesër ndaj Uellsit do duhet krenari e madhe nga skuadra, dëshirë e madhe për të treguar se jemi persona seriozë. Duke qenë se unë dëgjoj një stadium që më ofendon, me të drejtë, me të drejtë, e vuaj shumë këtë gjë, sepse jam person serioz dhe mundohem të punoj me seriozitet. Duhet ta them se kam gabuar këtë vit në idenë e futbollit që doja të fusja. Për pasojë, ndryshojmë, nisim një rrugë tjetër, duke shpresuar që të jetë e duhura.

Pozicioni juaj, a është i rrezikuar?

Është normale, sepse nuk po fitojmë. Deri në ndeshjen e Norvegjisë ekzistonte një ide loje që e patë edhe ju, por që tashmë nuk mban më, nuk mund të aplikohet me lojtarët, sepse nuk i stërvit çdo ditë. Po të punonim bashkë çdo ditë, do ishte ndryshe, ndaj duhet t’i prek sa më pak të jetë e mundur, edhe pse pas Nations League shumë ekipe të mëdha kanë rënë nga liga e vet dhe nuk kam dëgjuar që të flitet për largim trajneri. Ndërrimi i trajnerit është i fundit nga problemet e mia.

Mos doni të thoni që ka mbaruar koha e provave?

Jo, Nations League ishte një kompeticion, tani nisin kualifikueset e Europianit, nuk ka kohë për prova.

A mendoni se gabuat dhe a do keni kohë që të punoni si dëshironi?

Nëse më jepet koha, koha ekziston. Në të kundërt, merrni në telefon presidentin.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e diel, në rrugët qytetase të Montekarlo, do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Montekarlos në Formula 1, gara e gjashtë sezona

Futbollisti i Kombëtares, Kastriot Dermaku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp,

Presidenti i Paris Saint Germainit, Al Khelaifi është në telashe.

Një incident i shëmtuar u shënua në ndeshjen mes Viterbeses dhe Arecos e vlefshme për Serinë C.

Drejtori i gazetës prestigjoze italiane "Corriere Dello Sport", është i sigurt se trajneri i ardhshëm i Juventusit do të jetë Mauricio Sa

Teuta këtë edicion është mësuar të përjetojë emocione të shumta. "Djemtë e Detit" kanë fluturuar në zonën europiane.

Gara për një vend në Champions League në Serie A është më e ashpër se kurrë sepse në lojë për 2 vende janë 3 skuadra Atalanta, Inter dhe

Vetëm pesë ditë pasi u konfirmua largimi i Massimiliano Allegrit nga pozita e trajnerit, Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje m