Do të kishte dashur që si trajner i skuadrës organizatore ta niste sezonin me një trofe simbolik, por Bledi Shkëmbi nuk është i zhgënjyer nga Teuta pas humbjes me Partizanin, pasi i është dashur ta rindërtojë ekipin nga e para.

“Jam në përgjithësi i kënaqur, por pres më shumë. Afrimet e fundit kanë vështirësitë e tyre dhe synimi është që pas një jave të jemi gati për startin e kampionatit. Një ekip i krijuar nga fillimi do kohën e tij, por nuk është jë arsye për të mos bërë mirë. Shpresoj që në ndeshjen e parë të marrim maksimumin".

Por si e parashikon sezonin e ri Shkëmbi dhe cilat skuadra sheh me të avantazhuara për të fituar titullin?

"Duke parë skuadrat mendoj që do të jetë një kampionat shumë i rivalizuar, ekipet janë aty-aty. Merkaton e kemi mbyllur, por kurrë nuk i dihet përderisa ka ende kohë", thotë trajneri i Teutës.