Paris, Le Graet lëshon alarmin për Euro 2016

15/11/2015 - 12:55

15nentor 2015 - Pas sulmeve terroriste në Paris lëshohet edhe alarmi i parë për Europianin e futbollit të vitit 2016, në program për t’u zhvilluar verën e ardhshme pikërisht në Francë.

Alarmi vjen nga numri një i Federatës franceze të Futbollit.“Janë marrë shumë masa paraprake për të siguruar mbarëvajtjen normale të atij turneu, por shihet qartë se terroristët mund të godasin në çdo moment, - është shprehur Noel Le Graet për “L’Equipe”. - Sigurisht që ka pasur shqetësime mbi Europianin, por tashmë janë shtuar edhe më shumë. Mendimet e mia momentalisht janë për familjet e viktimave”.

Për të parën herë në histori, në një Europian do të marrin pjesë 24 skuadra. Do të zhvillohen gjithsej 51 ndeshje, me mbi 500 lojtarë të përfshirë. Do të jenë gjithsej 10 stadiume, ku do të luhen sfidat e shumëpritura të Europianit 2016, që nis më 10 qershor dhe do të përfundojë më 10 korrik të vitit të ardhshëm.

Stadiumet dhe qytetet respektive ku do të luhen ndeshjet janë: Parisi (Parc des Princes dhe Saint Denis), Marseja (Velodrome), Lioni (Stade de Lumieres), Lilë (Stade Pierre-Mauroy), Bordoja (Matmum Atlantique), Tuluza (Stadium Municipal), Lens (Stade Felix Bollaert), Nisë (Allianz Riviera), Saint-Etienne (Stade Geoffroy Guichard).

Pas ngjarjeve të fundit, sigurisht që do të priten masa sigurie edhe më të larta nga sa mund të mendohej fillimisht.

/portali DurresLajm/

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kruniç, Rebiç, Hernandez e Çalhanoglu presin të negativizohen nga koronavirusi, teksa Gabia vazhdon të kurojë gjurin e ndrydhur.

Një trajner i portierëve në Zambi është përjashtuar pasi spërkati shtyllat e portës dhe urinoi përpara një ndeshjeje të kampionatit.

Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova foli për detyrën e re, kampionatin, derbin dhe për Vllazninë kryesuese.

Godet Sopoti, merr një lojtar nga Teuta.  Drejtuesit kanë arritur akordin me klubin durrsak për të siguruar shërbimet e mesfushorit Endri

Dejvi Bregu, realizoi një eurogol në përballjen e sotme ndaj Kastriotit, duke i dhuruar 3 pikë të arta Teutës, që është vënë në ndjekje t

Edi Martini i cilëson si të arta tre pikët që mori Teuta e tij në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit.

Teuta ka vuajtur për të gjetur suksesin në ndeshjen në transfertë përballë Kastriotit.

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në ga

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit.

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi.