Disa incidente mes policisë dhe tifozëve kanë ndodhur në Paris mbrëmjen e së dielës, gjatë festimeve për Kupën e Botës të fituar nga Franca.Në kryeqytet, 30 të rinj u ndaluan nga policia pasi grabitën një dyqan shampanje dhe vere në Elize.Pati edhe përleshje sporadike mes policisë dhe grupeve të tifozëve, të cilët godisnin me karrige, ndërsa efektivët kundërpërgjigjeshin me gaz lotsjellës.Fansa hynë nëper dyqane dhe shkatërruan dritaret para se të duhej ndërhyrja e policisë.Në qytetin Alpine të Annecy, një tifoz 50-vjeçar i Francës gjeti vdekjen pasi përfundoi në një kanal.

Ndërkohe në afërsi të Saint-Felix, pati një tjetër vdekje kur një burrë në të 30-at vdiq pas pësimit të një aksidenti ku makina e tij u përplas me një pemë.Sipas shtypit francez, të rinj të ndryshëm, disa prej të cilëve ishin me kapuçë, kanë plaçkitur dyqanet duke marrë shishe vere dhe shampanjë.Vetëm ndërhyrja e policisë me gaz lotësjellës ka bërë të mundur shpërndarjen e turmës.Incidente dhe gaz lotsjellës pati edhe në qendër të Lione, në Rouen dhe Mentone.Rreth 110 mijë agjentë u angazhuan nga ministria e Brendshme franceze, për të garantuar këtë fundjavë.