Parma rikthehet në Serinë A, Entella në Play Out

Postuar: 19/05/2018 - 18:17

   Pas Empolit, Parma është skuadra tjetër që do të rikthehet në Serinë A, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Emilianët arritën të triumfojnë me rezultatin 0-2 në transfertën ndaj Spezias dhe të përfitojnë maksimalisht nga barazimi i Frosinones në shtëpi ndaj Foggias, për t’u renditur në vendin e dytë.

Nga ana tjetër, pikërisht Frosinone, Bari, Palermo, Venecia, Cittadella dhe Perugia, do të diskutojnë Play Off-in me njëra-tjetrën, për të përcaktuar skuadrën e 3-të që do të ngjitet në Serinë A.

Sa i përket rënies në Serinë C, fati i keq ka qenë me Novarën, Ternanën dhe Pro Vercellin, ndërsa Virtus Entella dhe Avellino ia dolën të sigurojnë edhe një shans në Play Out, për të diskutuar mbijetesën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ish-pronari i klubit të Milanit, Silvio Berlusconi nuk ka hequr dorë nga futbolli.

   Ka përfunduar në tragjedi “Medellin Flowers Marathon”, gjysmë-maratona 21 kilometra e zhvilluar në qytetin kolumbian, me liderin i kës

Futbolli është industria më e madhe e dëfrimit në Europë dhe po arrin shifrën e 20 miliardë eurove, duke lënë pas me diferencë të theksua

Ish-kryeministri britanik Tony Blair është emri më intrigues që është përmendur në mbledhjen e fundit të klubeve si President i ardhshëm

Teuta u rikthehet përgatitjeve për ndeshjen ndaj Luftëtarit. Ekipi vijon nën urdhrat e trajnerit Shkëmbi dhe stafit të tij teknik.

9 gola në sezonin e kaluar, por 6 prej tyre vetëm në muajin e fundit të kampionatit, kur Teuta siguroi mbijetesën, këtë vit skuadra bregd

   Sot ka nisur kompeticioni i shumëpritur i Ligës së Kampionëve, ku skuadrat elitare të Europës do të sfidojnë njëra tjetrën për trofeun

   Mediat spanjolle po raportojnë për një tronditje të sportit në këtë shtet ku kampionia e golfit Celia Barquin Arozamena është vrarë në

   Një skedinë e çmendur, që mund ta cilësojmë me plot kuptimin e fjalës, po qarkullon orët e fundit në portalet italiane.