Partizani i dyti, barazoi 2-2 me Skënderbeun

27/05/2017 - 22:26

Partizani e mbylli I dyti kategorinë Superiore. Të kuqtë barazuan 2-2 në javën e 36-të në Korcë duke patur për protagonist Bathën dhe Kalarin që shënuan dy gola mjaft të bukur dhe falë ndeshjeve direkte arritën të siguronin vendin e dytë pavarësisht se Plaku dhe Gripshi barazuan rezultatin.

Në Korcë dy ekipet ishin të zhveshura nga objektivat dhe në garë ishte vetëm vendi I dytë simbolik. Gjithsesi Skënderbeu dhe Partizani u përpoqën t’I bënin një mbyllje të mirë kampionatit dhe ndeshjes nuk I munguan rastet. Të kuqtë patën meritën që e zhbllokuan sfidën shumë shpejt që në të 3-tën me anë të Bathës, që pas një lëvizje të bukur në zonë mposhti Shehin.Skënderbeu u përpoq të reagonte me goditje nga distanca me Muzakën e Gavazajn që nuk gjetën kuadratin në të 12-tën e 18-tën, ndërsa në minutën e 19-të ishte Xhika që reagoi mirë ndaj James.

Me një goditje nga distance provoi të rrezikonte dhe Vila por nuk e shënjestroi sic duhet portën. Ndërsa rasti I fundit në pjesën e parë I takoi Ekubanit në të 43-tën por dhe ky nuk e pati të saktë shënjestrën. Pjesa e dytë nisi pak më e ngadaltë por e nxehu Kalari që me një goditje të jashtëzakonshme në të 65-tën dyfishoi shifrat për kryeqytetasit.Në të 69-tën, Partizani ju afrua dhe golit të 3-të por Ekuban gaboi përballë Shehit. Nuk fali ndërkohë Plaku 1 minutë më pas që dërgoi topin pas shpatullave të Xhikës.Në fund Gripshi arriti të barazojë shifrat por nuk ndryshoi asgjë në pozicionet e ekipieve me Partizanin që u rendit I dyti në një sezon ku ëndrrat dhe dëshirat ishin për më lartë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kosova ka arritur të shkruajë historinë duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale në Ligën e Kombeve, ndërsa edicionin e ardhshëm do të lu

Pas fitores në miqësoren me Uellsin me rezultatin 1-0, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi deklaroi për Super Sport se skuadra gjeti s

“Kurrë nuk kam thënë se do të ndalem, do të doja të stërvitja sërish, ndoshta një ekip kombëtar”, është shprehur për “Sky Sport”

Pas humbjes turpëruese 4-0 përballë Skocisë, tifozët kuqezi kanë refuzuar të ndjekin nga shkallët e stadiumit miqësoren ndërmjet Shqipëri

Gjatë merkatos së verës së kaluar, Milani ishte pranë blerjes së Kristiano Ronaldos.

Një 6-vjeçar nga Parana në Argjentinë ka pushtuar kopertinat e mediave sportive, pasi vendosi të shesë të gjithë lodrat e tij, për të mbl

Bëhuni gati për një përballje titanësh në vitin 2019.

Holanda arriti të barazonte me rezultatin 2-2 ndaj Gjermanisë në sfidën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Gjatë merkatos verore skuadra bregdetare e Teutës pësoi një reformim të thellë me afrime të lojtarëve me eksperiencë, por edhe lojtarëve