Real Madrid kërkon përforcime në Serinë A. “Los Blancos” kanë dërguar emisarë në Itali për të vëzhguar dy nga lojtarët më interesantë, Federico Chiesën e Fiorentinës dhe Milinkovic Savic të Lazios.

Për këto dy talente janë në garë edhe Napoli, Interi e Juventusi por tashmë duhet të llogarisin edhe konkurencën me Real Madrid.

Për kartonin e Chiesës, Fiorentina kërkon minimalisht 40 milionë euro ndërsa për Savic është më e vështirë të negociohet me Lotiton pasi sipas këtij të fundit në verë janë refuzuar 70 mln euro për fantazistin serb.