Olimpia-Motagua është një nga derbit më të zjarrtë në Honduras, dhe i tillë ishte edhe këtë herë.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej mëngjesin e sotëm në orën 3:30, por është shtyrë për shkak të trazirave të mëdha që ndodhën. Incidentet e para filluan që në momentin kur autobusi i skuadrës së Mataguas po shkonte drejt stadiumit, teksa u godit me shkopinj dhe shishe, ku mbetën të plagosur edhe 4 lojtarë.

Sipas raporteve të para, 3 persona kanë mbetur të vdekur, pas përplasjeve midis tifozërive. Pas trazirave ndeshja është pezulluar menjëherë, dhe tifozët u përpoqën të largohen nga stadiumi, por gjetën rrugën e daljes të bllokuar nga policia, të cilët përdornin gaz lot sjellës.Gjatë largimit të turmës, disa njerëz janë shtypur, duke parë ferrin me sytë e tyre.