Përhapja e Covid-19, mjekët drejtojnë gishtin nga ndeshjet e Champions Leagues

05/04/2020 - 21:32

Vazhdojnë të shtohen rastet e mjekëve që besojnë se ndeshjet e UEFA Champions League në muajin mars ishin si “bomba shpërthyese” për përhapjen e koronavirusit në kontinent. Pas mjekëve spanjollë që akuzuan UEFA-n se nuk veproi në kohë dhe lejoi sfidat me tifozë në raundin e 1/8-ave të këtij kompeticioni, duke iu referuar më konkretisht përballjes mes Atalantës dhe Valencias në “San Siro” të Milanos, janë dhe mjekët gjermanë dhe ata anglezë që i qëndrojnë të njëjtës hipotezë.

Matthew Ashton, Drejtor i Shëndetit Publik për qytetin e Liverpoolit ka theksuar se sfida e kthimit e 11 marsit mes “The reds” dhe Atletikos së Madridit, që u luajt në “Anfield Road” me praninë e të dyja tifozërive, ka ndikuar në përhapjen e të sëmurëve në Britaninë e Madhe.Gjithashtu dhe mjeku francez Marcel Garrigou Grandchamp, kishte cilësuar si shkaktare për përhapjen në masë të sëmundjes në Francë, sfidën mes Lyonit dhe Juventusit, ndërsa janë ngritur edhe shqetësime për përballjen e kthimit mes PSG-së dhe Borussias së Dortmundit.

Pavarësisht se takimi ishte luajtur me dyer të mbyllura, jashtë impiantit parizien ishin mbledhur rreth 5 mijë tifozë, afërsia e të cilëve me njëri-tjetrin sipas mjekëve francezë mund të ketë ndikuar, në përhapjen e sëmundjes në kryeqytetin francez, me Francën që në dy ditët e fundit ka thyer çdo rekord sa i përket vdekshmërisë brenda 24 orëve për shkak të koronavirusit.

Nga ana tjetër mjekët gjermanë kanë shprehur gjithashtu shqetësim që edhe takimi i parë mes dy skuadrave i luajtur në Vestfali mund të ketë ndikuar në shtimin e rasteve, pasi sëmundja ka qarkulluar që në muajin shkurt, pavarësisht se deri në këto momente duket se vendi më i zhvilluar i Europës po arrin ta menaxhojë më mirë situatën me përhapjen e Covid-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndeshjet e mëdha të Premier Ligës angleze mund të luhen në fushë asnjanëse për të shmangur grumbullimin e turmave dhe jashtë stadiumit.

Inter mbetet në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me Lautaro Martinez, do të mund Barcelona të paguaj klauzolën e tij të largim

Në sezonin e mrekullive të Atalantës me skuadrën bergamaske që shkruajti historinë duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League,

Telonevela Mauro Icardi që zgjati për më shumë se një vit mbyllet me një fund të lumtur për të gjitha palët.

Futbolli në Hungari nisi më 23 maj, por që nga kjo fundjavë qeveria dhe federata në vend rihapën dyert e stadiumeve, duke kthyer tifozët

Grabitjet vazhdojnë të jenë të shumta në Angli, ku shpesh preh e tyre janë bërë edhe lojtarët e skuadrave të ndryshme.

E ardhmja e mesfushorit të spikatur të Teutës  dhe Shpresave Sherif Kallakut duket se do të jetë larg i Shqipërisë.

Teuta ndez “motorët” para rifillimit të kampionatit.

Në gjurmët e Marash Kumbullës është vendosur edhe klubi i Lionit në Francë.

Pasi ia mori Theon, Reali është duke synuar Odegaardin dhe Jovicin.Theo Hernandez është duke shkëlqyer te Milani.