Dueli i mundjes mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës në turneun e lirisë u shndërrua në përleshje masive të pothuajse të gjithë akterëve të të dyja përfaqësueseve.

Në ndeshjen midis gjeorgjianit Zurab Erbotsanashvili dhe ukrainasit Kasan Zakari, me peshë deri në 79 kg, incidenti filloi kur ukrainasi qëlloi shuplakë rivalin.

Ky menjëherë u përgjigj dhe me disa grushte dhe më pas gjithçka arriti të kulmojë…

Pasoi një shkëmbim i goditjeve nga të dy palët, gjyqtarët dhe të tjerët prezent disi arritën të qetësonin dhe të ndanin aktorët dhe epilogu ishte diskualifikimi i dy garuesve.