Mbrojtësi i Spanjës, Xherard Pike, i njohur për shkaktimin e polemikave, nuk ka ngurruar të sulmojë yllin portugez, Ronaldon. Ai e ka akuzuar atë se simulon shpesh, madje shkon më tej duke thënë se i është bërë zakon.

“Ata patën 3 raste dhe shënuan 3 gola, ne kontrolluam lojën. Ronaldo është mësuar të simulojë, loja e tij varet shumë nga hedhjet që bën në fushë, i është bërë zakon” u shpreh spanjolli.

Ai ka hapur edhe një herë një polemikë që duket se do të vazhdojë në ditët në vijim me deklarata dhe kundër deklarata.