Reali i Madridit shpërdoroi një avantazh të dyfishtë ndaj Vijarealit të shtunën në mbrëmje dhe kjo ishte shenja e fundit një sezoni të vështirë të madrilenëve në La Liga, duke regjistruar dhe rezultatin më të dobët të pikëve të grumbulluara në 11 vitet e fundit. “Los Blancos” u rikthyen në shtëpi me 76 pikë dhe 94 gola të shënuar, të cilat nuk janë aspak shifra që justifikojnë investimin e një klubi kaq të madh dhe nivelit të talentit që posedojnë.

Ky total pikësh barazon atë që skuadra e drejtuar nga Fabio Kapelo arriti në fund të sezonit 2006/07, pavarësisht faktit se atë vit skuadra u shpall kampione dhe një sezon më parë ishin renditur në vend të dytë me 70 pikë. Skuadra e italianit kishte shënuar gjithashtu 94 gola atë vit në kampionat, por kjo tregon sesa të dukshme janë diferencat e nivelit të një dekade me parë dhe sot.

Sezoni 2008/09 është i fundit kur Reali i Madridit ka shënuar më pak gola sesa këtë vit (83). Ai sezon ishte gjithashtu i fundit që kampionët e Europës pësonin më shumë gola sesa në 2017-18 (52 gola krahasuar me 44 të Zidanit).

Sigurisht që lajmi pozitiv për kryeqytetasit është se pavarësisht se këtë vit ata renditen shumë pikë pas Barcelonës, gjithçka do të harrohej me triumfin në finalen e Kievit, që do të sillte Champions-in e tretë radhazi në Madrid, rekord historik.