Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Pioli: Me Romën sfidë direkte për Champions, ata nuk janë vetëm Dzeko

27/02/2021 - 21:44

Kampionati italian po bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe i luftuar, dhe Milanin e pret një tjetër test i rëndësishëm nesër në mbrëmje (20:45). Kuqezinjtë do të përballen me Romën në “Olimpico”, takim ku pritet kthesa pas rezultateve jo të mira në duelet e fundit.

Trajneri i “Djalli”, Stefano Pioli flet rreth duelit ndaj skuadrës verdhekuqe në prononcimin për mediat, përballje direkte për një biletë në Champions League sipas trajnerit italian. Edin Dzeko është mungesa e madhe në kampin kundërshtar, teksa Pioli e mbyll me një koment për Ibrahimovic.

"Roma është një ekip që ka shumë alternativa në sulm. E vërtetë që Dzeko është pikë referimi, por ata kanë marrë rezultate pozitive edhe kur ka munguar boshnjaku. E mbulojnë mirë fushën dhe ndodhen në formë të mirë.

Duhet të jemi shumë të kthjellët në këtë përballje. Renditja tregon se bëhet fjalë për një sfidë direkte për Champions League. Ata kanë vetëm gjashtë pikë më pak se ne, kështu që është një ndeshje me rëndësi të madhe.

Është koha të shtyjmë përpara dhe të vendosim veten në provë. Prej nesër fillon një cikël me plot ndeshje të mëdha. Ibra në Sanremo? Ai pretendon shumë nga vetja dhe shokët. Është i qetë dhe i motivuar, mendon vetëm për Romën", theksoi Pioli.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Elseid Hysaj është kthyer në qendrën e merkatos në Itali, teksa është lajmëruar se nuk do të rinovojë kontratën me Napolin.

Myrto Uzuni përfundon në faqen e parë të gazetës greke “Sport Time” e cila raporton lajmin e bujshëm se Olympiacos interesohet për të mar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Fitorja e Kupës dhe e Superkupës në edicionin e kaluar i dha bindjen Teutës se mund të ishte pretendente kryesore në këtë sezon për titul

Humbja ndaj Skënderbeut dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, sigurisht që ka djegur jo pak në kampin durrsak.

Victor Zubchenko është një emër i panjohur, por me deklaratën e bërë pas një ndeshje të ekipit që ai drejton, Rostov University, do të nj

Hans-Dieter Flick do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit, kjo tashmë është e sigurt për mediat gjermane, me trajnerin i cili

Barcelona nis bisedimet me Lionel Mesin për të bindur yllin argjentinas që të vazhdojë të jetë pjesë e katalanasve e të mos u japë lamtum

Në mbrëmjen që lojtarët e Romës festonin kualifikimin për në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, mbrojtësi i verdhekuqve, Chris Smalling ës

Më 13 prill nisi muaji i madhërishëm i Ramazanit që do të mbyllet më 12 maj.