Pique shfryu ndaj shokëve: K*rva mu*i, a keni gjak!?

20/10/2020 - 22:19

Zhvillimi i ndeshjeve pa praninë e tifozëve nxjerr zbuluar futbollistët apo stafet teknike në komunikimet  mes tyre përgjatë lojës. Mungesa e brohoritjeve në shkallët e impianteve bën që në plan të parë të dalin britmat e protagonistëve në fushë.Në takimin e La Ligas, Getafe-Barça, e cila përfundoi me humbjen e parë të katalanëve nën drejtimin e holandezit Ronald Koeman, mbrojtësi Gerard Piqué shfryu ndaj shokëve të tij të skuadrës, veprim që u kap nga kamerat dhe u “transkriptua” nga “El Golazo de Gol”.

Në minutën e 71-të, kur Barça po humbiste 1-0 pas një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Jaime Mata, Getafe krijoi një rrezik më të madh te porta e Netos. Në këtë moment,  Piqué nuk u përmbajt dhe e shfrenoi gjuhën ndaj shokëve të ekipit: “Kurva mu*i, a keni gjak!?”.Pak çaste më vonë, Getafe po avanconte lehtësisht drejt portës së Netos dhe qendërmbrojtësi veteran u shfaq përsëri aktiv: “Zgjohu, lëvizni pra, dreqin!”.

Reagimi i Piquesë nuk vlejti për asgjë, sepse “blaugranat” ishin të pafuqishëm për të kthyer rrjedhën e lojës, duke pësuar humbjen e parë në kampionat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale.

Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.

Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli.

Futbollisti i ekipit norvegjez Molde Sherif Sinian ka shpëtuar mirë në përballjen e mbrëmjes së djeshme me Arsenalin në Ligën e Europës.

Teuta nuk shkoi më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së katërt ndaj Vllaznisë.

Në fushë ka bërë rivalë të tërbohen, por edhe jashtë fushave Diego Armando Maradona kishte miq e armiq, ndonëse pas ndarjes nga jeta e kë

Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të mbajë tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Mara

I lumtur për suksesin që skuadra e tij arriti në transfertën e San Siros ndaj Interit, trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane në k