Teuta kryeson renditjen e Kategorisë Superiore, me një diferencën +2 pikë, nga ndjekësit e Partizanit dhe Vllaznisë, pas 27 javësh.

Në një lidhje live për “Rubrikën Sportive”, trajneri shkodran i Teutës, Edi Martini, nuk i kurseu thumbat për zv.trajnerin e Vllaznisë, Elvis Plori, i cili javën e kaluar deklaroi se Teuta luan futbollin më të shëmtuar nga skuadrat pretendente.

Thumbimi për Elvis Plorin – “Nuk e njoh, nuk e di ku ka luajtur futboll, nuk e di ku ka drejtuar. Gjithsesi, unë merrem me skuadrën time, nuk kam kohë me u marrë me të tjerët, kështu që… pak më intereson. Jam super i kënaqur me lojën e Teutës, shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm loje, sepse jemi në vend të parë dhe kjo është ajo që më intereson më tepër”, u shpreh ndër të tjera Martini.