Real Madrid ka si objektiv transferimin e Paul Poba. Madrilenët po përfitojnë shumë nga dëshira e madhe e lojtarit për t’u larguar.

Francezi siç raportohet ka zgjedhur Realin, por edhe Juventus insiston shumë për rikthimin e Pogba-s në Torino. Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar drejtuesve të ekipit që Pogban ta shesin tek ekipi që jep më shumë.

Në rast dështimi i transferimit të Pogba, Real do të kalojë në planin B ku do të synojë danezin e Tottenham, Eriksen. Për trasnferimin Eriksen, Real mund të përdorë edhe Asension.