Pogba, më i paguari në Serinë A

03/11/2014 - 15:22

DURRËS, 3 nëntor 2014-  Është Paul Pogba mbreti i Serisë A italiane. E përditshmja “La Stampa” bëri të ditura shifrat që do të përfitojë mesfushori francez nga kontrata e re që nënshkroi vetëm pak ditë më parë me Juventusin deri në verën e vitit 2019. Pogba, i cili përfitonte 1,5 milionë Euro në sezon nga kontrata e mëparshme tashmë do të derdhë në xhepin e tij plot 4,5 milionë Euro, tre herë më shumë sesa përfitonte nga marrëveshja që kishte nënshkruar fillimisht, por falë edhe bonuseve që janë përfshirë në kontratën e re të 21-vjecarit me Juventusin, shuma që mund të derdhë Pogba në llogarinë e tij bankare mund të kapë shifrën e 6,5 milionë Eurove në sezon, duke e shndërruar kështu atë në lojtarin me pagën më të lartë në të gjithë Serinë A italiane. Paraqitjet e Pogba kanë mahnitur jo pak drejtuesit e klubit bardhezi të cilët nuk janë menduar dy herë për t’i ofruar atij një kontratë të re në mënyrë që të largonin sirenat që kishin lëshuar skuadrat më të mëdha europiane për të marrë shërbimet e talentit francez. Zonja e Vjetër nuk dëshiron të humbasë një lojtar për të cilin edhe pse nuk shpenzoi asnjë Euro për ta marrë nga Manchester United në 2012-n, tani është kthyer absolutisht në liderin e mesfushës së klubit torinez. Një superofertë e Chelsea-it, Realit të Madridit, Paris Saint Germainit apo edhe Manchester City-it me shumë mundësi mund të vërë në mendime edhe drejtuesit e Juventusit, megjithatë fakti që bardhezinjtë ja kanë plotësuar të gjitha kushtet 21-vjecarit do të thotë që Pogba me pagën e re që fiton tani, nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Juventus Stadium.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi po ridizenjon futbollin me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare.

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin s

Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në p

Edi Martini mori drejtimin e Teutës në mes të sezonit, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit.

Në Durrës kanë gjetur një mënyrë origjinale për të mos lënë lojtarët që jetojnë në qytetin bregdetar pa stërvitje.

Tani që kampionatet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, pritet që të ketë edhe probleme të shumta në anën financiare për shumë eki

Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbolli

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e s

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të mos presë më lojtarët dhe ka vendosur në mënyrë të njëanshme t’u shpallë luftë atyre duke shkurtuar

Ish-futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndaj Verder Bremer, ndërko