Portieri Kujtim Shtama në vendin e 71-të në botë

27/03/2012 - 00:00

Portieri Kujtim Shtama
<h4>Portieri Kujtim Shtama</h4>

 

Një nga buletinet e fundit të FIFA-s- përfshin  tetë portierët shqiptarë, që nuk kanë pësuar gol për minuta e minuta të tëra, ndër të cilët dy janë të Teutës së Durrësit.

Është bërë i njohur nga organi më i lartë  futbollit botëror, lista e portierëve për kohëzgjatjen më të madhe pa pësuar gol. Në këtë listë janë renditur edhe tetë portierë shqiptarë, të cilët falë mjeshtërisë dhe talentit me meritë kanë fituar një vend në këtë prezantim. Kujtim Shtama mban rekordin e futbollit shqiptar që për 1227 minuta nuk ka pësuar gol në sezonin 1993 – 1994 (Kampionat dhe Kupë).

Në minutën e 49 të ndeshjes Elbasani - Teuta me 19 shkurt 1994 ndërpritet ky rekord. Ndërsa Buletini i FIFA e evidenton këtë dukuri, vetëm për kampionatet kombëtare.Të dy portierët e Teutës Kapllani dhe Shtama, mund të befasonin edhe më tej, pasi ndërprerja e këtij minutazhi interesant nuk ka ardhur për gabime të tyre.

Kapllani mori dënim me masë disiplinore nga FSHF-ja dhe tre ditë pas kësaj portën e ruajti Shtama. Krejt pa dashur teksa vazhdonte rekordi, trajneri Haxhi Ballgjini aktivizoi në portë një portier të ri. Shtama ndërpret këtë galop të jashtëzakonshëm, që nuk dihet se deri ku do të shkonte. Megjithatë kjo përbën tjetër arritje të futbollit durrsak, jo vetëm në raporte kombëtare por edhe botërore.

Në historinë e futbollit durrsak janë evidentuar mjaft portierë të njohur, duke krijuar nga traditat më të shkëlqyera të tij. Dukë e filluar listën nga legjenda e famshme e viteve 30-të Niko Dovana, e vazhduar me emra të tjerë të niveleve të denja për t’i kujtuar si Qemal Vogli, i cili fillimet i ka në Durrës, e duke vazhduar me Palush Gajdën, Rexhep Grudën, Milorad Jeremiqin, Dhimitër Qoshen, Teli Cikon, Naim Dollakun, Apostol Fështin, Vladimir Ajazin, Artur Lekbellon, Agim Maliqatin dhe duke ardhur tek dy rekordmenet e niveleve botërore.

Eshtë krenari dhe mirënjohje, por edhe detyrim ti evidentosh emra të tillë, që i bëjnë nder futbollit durrsak dhe shërbejnë si një pikë referimi për brezat shumë të rinj, ku nuk mungojnë të duken shenjat e para të talenteve.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ëndrra për Euro 2020 vazhdon. Kjo ëndërr për Kosovën u mbajt gjallë sot nga fitorja me rezultatin 2 me 0 kundër Malit të Zi.

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 22-të me një gol të shënuar nga Cikalleshi.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka shkundur rrjetën e kundërshtarëve duke shënuar golin e parë për sfidën ndaj Moldavisë.

Ditën e sotme, trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur në prag të ndeshjes zyrtare kuali

E zeza mbi të bardhë në kontratë, “vendosin” që Roberto Mançini do të jetë trajneri i kombëtares italiane të paktën deri në vitin 2022, v

Shqipëria me disfatën 1-0 ndaj Turqisë humbi praktikisht mundësinë për të qenë e pranishme në Euro 2020.

Teuta ka vijuar stërvitjen, ndërsa në ndryshim nga skuadrat e tjera të Superiores, nuk ka preferuar të zhvillojë ndonjë ndeshje miqësore.

Dita e djeshme ka sjellë lajme të këqija për trajnerin e Interit Antonio Conte, pasi dy prej futbollistëve zikaltër, që janë të

Roberto Baxho nuk e ka harruar kurrë atë penallti të mallkuar.