Carlo Ancelotti në sytë e lojtarëve por dhe vetë pasuesit të tij, Rino Gattuso, shihet si një baba, një trajner i qetë, i cili krijon marrëdhënie shumë miqësore, ky fakt u vërtetua edhe një herë teksa sipas “Corriere dello Sport”, disa lojtarët u përlotën gjatë takimit të fundit me trajnerin. Fjalët e para të Gattusos si trajneri i ri i Napolit shkojnë pikërisht për C.Ancelottin: “Kam folur që në mëngjes me Ancelottin, e konfirmoi edhe një herë se është një trajner dhe një njeri i madh. Ju lutem mos bëni krahasimi.

Ai ka fituar gjithçka, ndërsa un jam i ri duhet ende të tregoj shumë gjëra, shpresoj ti bëj këtu. Objektivi? Të rikuperojmë sa më shumë pikë dhe të sigurojmë një vend në Champions”, u shpreh Gattuso gjatë prezantimit të tij si trajneri i Napolit, skuadër me të cilën ka firmosur një kontratë 18 mujore nga ku do të përfitoj 2,6 milion euro, plus bonuse në rast kualifikimi në Champions. “La Repubblica” por dhe vetë Gattuso ka zbuluar se përpara se të pranoj ofertën e Napolit ka refuzuar jo pak por 18 ekipe, mes të cilave emra të rëndësishëm si Valenca, Genoa, Sampdoria, Olympiacos dhe një klub Kinez.