Liverpool po përjeton sezonin më të vështirë në drejtimin e Jurgen Klopp, për momentin janë jashtë çdo objektivi në Premier League, vendi i tetë në tabelën e klasifikimit. Drejtuesit e klubit të kuq kanë kthyer vështrimin nga merkato e verës për të ndezur edhe një herë këtë grup që është rinovuar pak sezonit e fundit dhe që ka fituar gjithçka. Emri i parë në listën e dëshirave është Kylian Mbappe, për këtë është e bindur e përditshmja spanjolle “AS”: Reds kërkojnë të bindin Mbappe të transferohet në Premier League, për t’ia arritur këtij qëllimi kanë në dorë dy “asa”, Momo Salah dhe LeBron James.

Salah kërkon të largohet nag Liverpool, lajm ky që gjen konfirmim edhe nga “The Sun”. Me shitjen e sulmuesit egjiptian, të kuqtë mund të përfitojnë afro 120 milion euro, shumë e cila do të përdoret për të blerë kartonin e francezit. Në këtë tratative do të përfshihet edhe LeBron James, ylli i basketbollit amerikan është aksionar tek Liverpool, gjithashtu një mik i ngushte me Mbappe, të dy së bashku kanë marrë pjesë në disa fushata publicitare. Në çdo rast për të bindur Mbappe që të largohet nga PSG, apo të mos transferohet tek Real Madrid, duhet më shumë se kaq, e sigurt është se për yllin francez do të vijojmë të dëgjojmë shumë.