Leicester nuk ka shkuar përtej barazimit 0-0 në shtëpi kundër Bournemouth, duke humbur kështu kryesimin e Premier League, kundrejt avantazhit të Arsenal që ka mundur 1-0 Newcastle.

Të zotët e shtëpisë patën mundësinë të kalonin në avantazh përmes një 11-metërshi, por Mahrez pa t’i grushtohej topi nga portieri kundërshtar. Ndërkohë, United është kthyer tek fitorja, 2-1 ndaj Swansea. Ndërsa Liverpool ka humbur ndeshjen e parë të vitit përballë West Ham, me rezultatin 2-0, që e ka zbritur ekipin poshtë Hammers-ave. 

“E merituam humbjen, por kjo nuk është një ditë për t’u ndjerë i zhgënjyer, por i inatosur. E zotëruam më shumë topin, por pa i konkretizuar aksionet dhe pikërisht kjo nuk më pëlqen. Nuk mund të fitohet një ndeshje duke luajtur në 90 për qind, ndaj dhe humbja 2-0 është e merituar”, ka thënë Klopp.